(Foto) Demi Mur mahnit me një bluzë të thjeshtë dhe pa make-up: „Çfarë magjie është kjo?“

Më së shpeshti e shohim në paraqitje glamuroze, të menduara me kujdes me make-up profesional, prandaj fotografitë si këto të Demi Mur vijnë si një freskim i vërtetë.
E njohura Demi Mur – e cila kohët e fundit u përball me kritika publike se duket "shumë e dobët" – i befasoi ndjekësit e saj me një pamje krejtësisht të relaksuar dhe, më e rëndësishmja, me make-up minimal.
Para disa ditësh, ajo pozoi me ekspertin e kujdesit të lëkurës, Keren Bartov. Duke hedhur poshtë stilin glamuroz që zakonisht e lidhim me të, ajo tregoi se si duket si një "grua e zakonshme", e veshur me një bluzë të gjerë dhe pantallona të rehatshme blu të errët.
Në fotografi, flokët e saj nuk ishin stiluar posaçërisht, por binin lirshëm mbi supet e saj. Imazhi shkaktoi reagime entuziaste, ndërsa ndër komentet ishte edhe ai i vajzës së saj më të vogël, Talula Vilis, e cila e etiketoi motrën e saj më të madhe, Skaut Vilis, dhe shkroi me entuziazëm: "Mirë, nëna jonë… o Zot, Skaut!"
Shumë adhurues e lavdëruan pamjen e relaksuar dhe natyrale të Demi Mur, duke i thënë se duket hyjnore.
"Çfarë magjie është kjo?! Thjesht – wow!", shkroi një nga ndjekësit.



