Personat e birësuar të mund të marrin informacione për prejardhjen e tyre, ZNAM propozon ndryshime ligjore

Grupi parlamentar i Lëvizjes ZNAM ka dorëzuar një propozim për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për familjen, me të cilin propozohet një zgjidhje për ndalimin ekzistues të qasjes në të gjitha informacionet për birësimin.
„Ne me propozimin rregullojmë në cilat kushte dhe në cilat rrethana personat e birësuar do të kenë të drejtë të marrin informacione për prejardhjen e tyre. Pse e bëmë këtë? Për dekada me radhë, fshehtësia e birësimit paraqet pengesë për qasje në të gjitha informacionet, madje edhe kur ato janë thelbësore për shëndetin e birësuarit“, thonë nga Lëvizja ZNAM.
Nga aty theksojnë se ligji aktual nuk parashikon asnjë mekanizëm për vlerësim individual, as mundësinë që institucionet të shqyrtojnë rrethanat specifike të çdo rasti. Konfirmim për problemin aktual në ligj, siç thonë, kemi edhe nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
„Në vendimin „Mitrevska kundër Maqedonisë“ nga viti 2024, Gjykata konstatoi shkelje sepse i ishte kufizuar plotësisht qasja në informacione që i duheshin për shkak të gjendjes së saj shëndetësore. Të jemi të saktë, shteti ynë ka detyrë të veprojë sipas vendimit të
Strazburgut dhe të respektojmë standardet evropiane dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut të garantuara me Konventën. Me ndryshimet e propozuara ne nuk e heqim fshehtësinë e birësimit dhe nuk propozojmë qasje në të gjitha të dhënat. Fshehtësia mbetet rregull, ndërsa qasja në informacione parashikohet vetëm në procedurë ligjore të përcaktuar dhe me vendim të një komisioni profesional, i cili do të duhet të vlerësojë të gjitha rrethanat e çdo rasti individual dhe do të mbrojë të drejtat e të gjitha personave të përfshirë.
Theksojmë se ky nuk është teksti përfundimtar i ligjit, por një propozim me të cilin nxisim një debat profesional dhe shoqëror thelbësor.
Prandaj ne si deputetë të Lëvizjes ZNAM për Maqedoninë tonë bëjmë thirrje për një debat të gjerë publik dhe profesional për ndryshimet e propozuara dhe
i ftojmë të gjithë ekspertët, organizatat qytetare, komunitetin akademik, institucionet përgjegjëse dhe të gjithë qytetarët e interesuar të përfshihen me vërejtjet dhe propozimet e tyre.
Parimi ynë nuk është të propozojmë ndryshime ligjore të përgatitura pas dyerve të mbyllura, pa dëgjuar mendimin e të gjithëve. Për këtë parim të miratimit transparent dhe të përgjegjshëm të ligjeve do të angazhohemi edhe më tej në punën tonë.
Sepse zgjidhjet ligjore duhet të miratohen përmes dialogut të hapur me të gjithë aktorët relevant dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare.
Lëvizja ZNAM, e formuar nga qytetarët që nga fillimi, premtoi se do të punojë me qytetarët, për qytetarët dhe duke marrë parasysh vetëm nevojat, interesat dhe kërkesat e tyre. Në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme nga fillimi deri në fund“, thonë nga Lëvizja ZNAM.
Lajme të ngjashme
Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bitiki, në seancën e sotme parlamentare për pyetje opozitare, theksoi se Qeveria e VMRO-së refuzoi propozimin e LSDM-së për pagë minimale prej 600 eurosh, krijoi një "shportë konsumimi rozë", ndërsa qytetarët përballen çdo muaj me një hendek gjithnjë e më të madh mes pagave dhe shpenzimeve…
14:27"I nderuar Apasiev, me të vërtetë nuk jeni i përshtatshëm për biznes. Tani kuptova pse keni kaq shumë frustrim nga ky nivel i tretë, ku ju nuk mund të arrinit as në të dhjetin në atë parti politike, dhe u detyruat të ndryshoni disa në mes. Është çështje kohe kur edhe nga aty do të përjashtoheni. Por kjo është një temë…
14:21Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, sot së bashku me kolegët kryetarë komunash, të rinjtë dhe vullnetarët, vazhduan aksionin e madh për pastrimin e Shkupit. – Mijëra njerëz përsëri e kthyen dashurinë për Shkupin në veprim. Me mëngët e shtrira dhe me dëshirë të sinqertë për të kontribuar, treguan se një…
13:27

