Sot pa energji elektrike pjesë të komunave Gazi Baba, Gjorçe Petrov dhe Çair

Nga EVN Maqedonia AD njoftojnë se sot do të ketë ndërprerje të planifikuara në furnizimin me energji elektrike për përdoruesit e mëposhtëm:
· Në periudhën nga ora 08:00 deri në 11:00 rruga Cvetan Dimov dhe rruga Jajce për shkak të punimeve në TS Gazi Baba, komuna Gazi Baba;
· Në periudhën nga ora 10:00 deri në 13:00 përdoruesit në rrugën 37 fshati Volkovo, komuna Gjorçe Petrov, dhe
· Në periudhën nga ora 11:30 deri në 14:30 përdoruesit në rrugën Kosta Abraševiq, rrugën Dijon, rrugën Klinska Lesa dhe rrugën Serava, për shkak të punimeve në TS Dame Gruev 2, komuna Çair.



