E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

VMRO-DPMNE: Nuk ka fund hipokrizisë së LSDM-së, LSDM përpiqet përsëri të fitojë pikë mbi shpinën e bujqve

momentale.mk14.10.2026, 13:01

Ndërsa LSDM shfaq shqetësim për bujqit, Venko Filipçe nuk u shfaq fare në sallën e votimit në Kuvend për të votuar Projektligjin e LSDM-së për mbështetje financiare të bujqve. A është Filipçe kundër bujqve, prandaj nuk u shfaq fare në Kuvend, pyesin nga VMRO-DPMNE.

„LSDM, Venko Filipçe dhe Zaev shpenzuan buxhete milionëshe të shtetit, por atëherë i harruan bujqit. LSDM kishte vite për të zgjidhur problemet në bujqësi, por në vend të kësaj Zaev, Filipçe dhe të tjerët merreshin me ndarjen e tenderëve, përqindjeve, provizioneve dhe investimeve në Dubai si dhe luksozitet në jahtet e Egjeut“.

Bujqit, sipas partisë në pushtet, nuk duhet të jenë peng i llogarive politike të LSDM-së, i gënjeshtrave dhe hipokrizisë së Venko Filipçes.

Qeveria e VMRO-DPMNE-së, njoftojnë nga aty, vazhdon të kujdeset për bujqit, vazhdon të krijojë politika të përgjegjshme, treg të sigurt për prodhimin dhe kushte që bujqit të mund të jetojnë me dinjitet nga puna e tyre.

„Qeveria e VMRO-DPMNE-së mbetet e përkushtuar në përmirësimin e bujqësisë dhe krijimin e kushteve për prodhim më të madh, siguri dhe zhvillim të zonave rurale.

Bujqësisë maqedonase i duhen zgjidhje, jo manipulime dhe gënjeshtra nga LSDM“.

Lajme të ngjashme