E premte, 30 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Një lëvizje revolucionare e La Ligës

La Liga ka futur një inovacion të madh në fillim të këtij sezoni, gjyqtarët janë intervistuar para kamerave televizive para ndeshjeve. Ky qasje inovative, e iniciuar nga Komisioni i Gjyqtarëve, aplikohet prej javësh.

Tani La Liga dhe Komisioni i Gjyqtarëve shkojnë një hap më tej, përveç intervistave para ndeshjeve, do të mund të dëgjojmë gjyqtarët edhe pas ndeshjeve. Kjo do të jetë hera e parë në historinë e futbollit spanjoll dhe do të mbahet këtë fundjavë, kur do të dëgjojmë të paktën dy gjyqtarë.

"DAZN" zbulon se një nga ndeshjet ku do të mund të dëgjojmë komentet e gjyqtarit është derbi bask. Pas ndeshjes Athletic Bilbao – Real Sociedad, që fillon të dielën në orën 21:00 në "San Mames", do të flasë gjyqtari kryesor.

"AS" shton se La Liga ka vendosur për një lëvizje revolucionare me qëllim mbrojtjen dhe promovimin e imazhit të mirë të gjyqtarëve.

Lajme të ngjashme