E enjte, 29 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Afati për aplikim në konkursin për projekte me interes kombëtar është zgjatur

Afati për aplikim elektronik për Konkursin Vjetor për financimin e projekteve me interes kombëtar sipas fushave dhe aktiviteteve të kulturës për vitin 2027 është zgjatur, njoftoi Ministria e Kulturës dhe Turizmit.

Afati është zgjatur deri më 6 nëntor (e premte), deri në orën 15:30.

"I ftojmë të gjithë të interesuarit të aplikojnë brenda afatit të parashikuar, ndërsa ndihmë në pjesën e aplikimeve, nga aspekti profesional, përdoruesit edhe këtë vit mund ta kërkojnë në sektorët e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit", thuhet në njoftim.

Aplikimi për Konkursin Vjetor për financimin e projekteve me interes kombëtar sipas fushave dhe aktiviteteve të kulturës për vitin 2027 bëhet përmes aplikimit elektronik në Portalin Kombëtar të e-shërbimeve: https://uslugi.gov.mk.

Lajme të ngjashme