E enjte, 29 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

(Foto) Levica në forum BRICS në Moskë: Maqedonia ka mundësi të hapet drejt tregjeve të mëdha të reja

Kryetari i Levicës, prof. dr. Dimitar Apasiev, nënkryetari m-r Redzep Ismail-Haktan dhe anëtari i Presidiumit m-r Aleksandar Simonov, në kuadër të një serie vizitash dhe takimesh në Moskë, morën pjesë edhe në forumit BRICS, ku zhvilluan takime dhe biseda me përfaqësues ndërkombëtarë, të dedikuara për perspektivat e thellimit të bashkëpunimit politik dhe ekonomik.

Në forum, delegacioni i Levicës zhvilloi takime edhe me Sergej Krasilnikov, anëtar i Presidiumit të Këshillit të Biznesit të Bashkimit Ekonomik Euroaziatik, dhe Ana Solovieva, menaxhere për bashkëpunim bilateral në Bashkimin Rus të Prodhuesve dhe Konsumatorëve.

"BRICS përfaqëson një nga qendrat më të rëndësishme të lidhjes ekonomike dhe gjeopolitike në botën bashkëkohore, duke bashkuar shtete me potencial të madh prodhues, teknologjik, energjetik dhe tregtar. Në kushtet e një transformimi të shpejtë të ekonomisë globale, kjo platformë hap hapësirë për partneritete të reja ndërkombëtare, rrjedha investimesh dhe akses në tregje të mëdha.

Në kuadër të takimeve të realizuara, përfaqësuesit e Levicës theksuan mundësinë e hapjes së Maqedonisë drejt qendrave të reja globale ekonomike, diversifikimin e marrëdhënieve tregtare të jashtme dhe shfrytëzimin e potencialit për bashkëpunim në industrinë, energjetikën, infrastrukturën, bujqësinë dhe teknologjitë bashkëkohore", njoftoi partia Levica.

"Maqedonia duhet të njohë mundësitë që sjell arkitektura e re ndërkombëtare ekonomike dhe të zhvillojë politikë të jashtme të udhëhequr nga interesat e veta kombëtare dhe ekonomike.

Për ekonominë maqedonase zgjerimi i partneriteteve ndërkombëtare përfaqëson mundësi për rritjen e eksportit, forcimin e prodhimit vendas dhe hapjen e perspektivave të reja zhvillimore.

Pjesëmarrja e delegacionit të Levicës në forum është pjesë e përpjekjeve për zhvillimin e kontakteve ndërkombëtare dhe hapjen e hapësirës për dialog politik në kushtet e një bote gjithnjë e më shumë multipolare. Në kohën kur fuqia ekonomike dhe ndikimi global shpërndahen mes më shumë qendrave, Maqedonia ka interes të zgjerojë horizontet e saj diplomatike dhe ekonomike, në vend që të kufizojë mundësitë për bashkëpunim ndërkombëtar", shtohet në njoftimin e partisë Levica.

Lajme të ngjashme