(Foto/Video) Futbollisti më i dëshiruar ndezi internetin me bokserka: „Ti je burri i përsosur“

Një nga futbollistët më të njohur sot është fytyra e re e fushatës së Calvin Klein, dhe fotografitë e para – ku ai pozon vetëm me bokserka – tashmë tërheqin shumë vëmendje.
Calvin Klein njoftoi një fushatë të re për veshje të brendshme me Jude Bellingham, duke publikuar fotografi të futbollistit të Real Madrid që pozon në një ambient të bardhë studio.
"Një ikonë e re. Së shpejti", njoftuan nga marka në rrjetet sociale, duke ndarë pamjet e para nga xhirimi. Në fotografi, Bellingham mban bokserka të bardha nga "Calvin Klein", edhe pse fytyra e tij nuk shihet.
Në njërën nga fotot shihet pjesa e pasme e kokës së futbollistit – duke zbuluar stilin e tij të njohur të flokëve – ndërsa në një tjetër fotografi, në stilin polaroid, ai paraqitet duke u mbështetur në një sipërfaqe.
Një shenjë në shpatullën e tij të majtë gjithashtu zbulon identitetin e tij. Në korrik 2024, Bellingham iu nënshtrua një operacioni në shpatull për shkak të zhvendosjeve të shpeshta. Lëndimi ishte marrë që në nëntor 2023, dhe më pas vendosi të kryejë operacion për ta zgjidhur problemin përgjithmonë.
Kjo nuk është hera e parë që Bellingham pozon me veshje të brendshme. Në qershor 2024, ai u shfaq në një fushatë për markën "SKIMS Mens", duke veshur pjesë nga koleksionet e tyre "Cotton" dhe "Stretch", pak para Kampionatit Evropian që u mbajt atë verë.
Postimet me Bellingham shkaktuan shpejt një "bum" të vërtetë në rrjetet sociale, duke tërhequr shumë komente pozitive – veçanërisht nga gratë. Zonjat u mahnitën veçanërisht nga venat e tij, të cilat janë shumë të dukshme në këmbët dhe duart e tij.
"Çfarë burri i përsosur je", "Dua t'i masazhoj venat e tua", "Jam e mahnitur nga venat e tua", "Je jashtëzakonisht i bukur", "Ai është kaq tërheqës..." – këto ishin vetëm disa nga komentet.



