E hënë, 2 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

Ministria për transformim digjital vazhdon luftën kundër bixhozit ilegal online, urdhër i ri për bllokimin e 104 faqeve në internet

Ministria për transformim digjital informon publikun se Agjencisë për komunikime elektronike (AKE) i është dorëzuar një urdhër i ri për bllokimin e 104 faqeve shtesë në internet përmes të cilave organizohen lojëra bixhozi online në mënyrë të paligjshme. Me këtë, numri total i regjistrimeve të përfshira në urdhrat e mëparshëm për bllokim arrin në 462.

"Me këtë vazhdojnë aktivitetet për parandalimin e organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit përmes internetit dhe për kufizimin e qasjes në platformat që veprojnë në kundërshtim me rregulloret ligjore në shtet.

Këto masa janë të drejtuara drejt mbrojtjes së qytetarëve në hapësirën online, përfshirë edhe nga rreziqet që lidhen me ndarjen e të dhënave personale dhe financiare në platformat ilegale të lojërave të fatit. Theks i veçantë vihet në mbrojtjen e të miturve dhe parandalimin e ekspozimit të tyre ndaj bixhozit online.

Sipas urdhërit të dorëzuar, AKE është e detyruar brenda pesë ditëve nga marrja e tij ta përcjellë atë te operatorët e rrjeteve të komunikimeve elektronike. Operatorët duhet të veprojnë menjëherë sipas urdhërit dhe të kufizojnë qasjen në faqet e internetit të përmendura, duke shfaqur njoftim të përshtatshëm për arsyen e bllokimit.

Bëjmë apel që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të mos ndajnë të dhëna personale dhe financiare në faqe interneti të pa verifikuara. Gjithashtu, i ftojmë prindërit dhe kujdestarët të kushtojnë vëmendje shtesë aktiviteteve online të fëmijëve dhe të bisedojnë me ta për rreziqet në hapësirën e internetit", njoftoi Ministria për transformim digjital.

Lajme të ngjashme