Nuk ia ktheu vajzën e mitur babait: penalisht për një grua nga Ohri

Stacioni Policor i Strugës ka ngritur padi penale kundër A.A.(37) nga Ohri.
Ajo dyshohet për kryerjen e veprës penale "marrja e fëmijës" sipas nenit 198 të Kodit Penal.
E pandehura A.A. ka kryer veprën më 09.10.2026, kur në kohë dhe sipas marrëveshjes nuk ia ka kthyer vajzën e mitur bashkëshortit të saj, të cilit i ishte caktuar kujdesi, mbajtja dhe edukimi i saj.



