Babai ka raportuar se një nxënës e ka prekur vajzën e tij të mitur gjatë pushimit të madh në shkollë në Shkup

Një burrë 36-vjeçar nga Shkupi ka raportuar në polici se vajza e tij e mitur është prekur në mënyrë të papërshtatshme nga një nxënës tjetër gjatë pushimit të madh në një shkollë fillore në zonën e Qendrës në Shkup.
Sipas informacioneve nga MPB-ja, rasti është raportuar dje në orën 14:30 në SPB Shkup nga T.J. (36).
Ai ka raportuar se rreth orës 09:30, ndërsa vajza e tij ishte në pushimin e madh, një i mitur nga e njëjta shkollë e ka prekur në trup.
Policia njofton se po ndërmerren masa për dokumentimin e plotë të rastit.



