Një vajzë në Veles erdhi në shkollë me lëndime të dukshme, rasti u raportua në polici

Tek një nxënëse në një shkollë fillore në Veles u vunë re lëndime të dukshme, pas së cilës u krye një kontroll mjekësor, dhe rasti u raportua në polici.
Shërbimi profesional në shkollë njoftoi Qendrën për punë sociale në Veles për lëndimet e vërejtura tek fëmija.
Qendra dje (26 tetor) e raportoi rastin në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Veles, pas së cilës punonjës policie zhvilluan një bisedë zyrtare me një grua 57-vjeçare nga Velesi, e cila është kujdestare ligjore e nxënëses.
Rasti u njoftua prokurorit publik, ndërsa nga MPB informojnë se pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes do të paraqitet një kallëzim i përshtatshëm.



