Shkencëtarët zbuluan një lloj frutash që mund të ngadalësojë plakjen

Polifenolët nga boronicat dhe mjedrat mund të ngadalësojnë plakjen e qelizave dhe zhvillimin e fibrozes, domethënë zëvendësimin e indit të shëndetshëm me ind të ngjashëm me plagët, sipas kërkimit të shkencëtarëve nga Universiteti Shtetëror i Surgutit dhe Qendra Kombëtare për Bioteknologji e Kazakistanit.
Sipas drejtoreshës së Institutit Mjekësor të Universitetit të Surgutit, Ljudmila Kovalenko, efekti i polifenoleve në ngadalësimin e plakjes së qelizave ishte më i shprehur tek boronicat, raportoi Ria Novosti.
Kërkuesit analizuan fruta të kultivuara në rajonin e Surgutit, në veri të Rusisë.
Polifenolët janë përbërës bimorë që, përveç se mbrojnë bimët nga dëmtuesit, sëmundjet dhe rrezatimi ultravjollcë, kanë veti antioksiduese dhe anti-inflamatore.
Shkencëtarët kanë konstatuar se përbërësit nga boronicat dhe mjedrat kanë potencial për të rregulluar proceset e plakjes së qelizave dhe zhvillimin e fibrozes.
Fibroza përfshin formimin e plagëve dhe mund të ndikojë në mushkëri, mëlçi, veshka, zemër dhe zorrë.
Sipas Kovalenkos, kërkimi tregon mundësinë e përdorimit të polifenoleve për të reduktuar rrezikun e zhvillimit të fibrozes dhe ngadalësimin e progresionit të saj, veçanërisht në fibrozën pulmonare.
Shkencëtarët deklaruan se rezultatet e studimit mund të shërbejnë si bazë për zhvillimin e produkteve ushqimore funksionale, dhe në afat të gjatë edhe ilaçeve për trajtimin e fibrozes.
Kërkimi është kryer në kuadër të projektit të Universitetit Shtetëror të Surgutit "Zgjidhje biomedikale për mjekësinë e personalizuar" dhe është botuar në revistën "Biomedicine".



