Punonjëse në një shkollë të mesme në Shkup ka raportuar se është sulmuar nga një i mitur

Një grua pesëdhjetëvjeçare ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga një i mitur ndërsa ishte në vendin e saj të punës në një shkollë të mesme në zonën e Karposhit në Shkup.
"Më 28.10.2026 në SPB Shkup, B.Š.(50) nga Shkupi, punonjëse në një shkollë të mesme në zonën e Karposhit në Shkup, ka raportuar se, ndërsa ishte në vendin e saj të punës, është sulmuar fizikisht nga një i mitur. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit", njoftoi MPB në buletinin policor ditor.



