E enjte, 29 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

MPB për zjarrin në „Stiv Naumov“: Student fik bojlerin e ndezur, nuk ka të lënduar

Një student me një aparaturë kundër zjarrit e ka fikur zjarrin që shpërtheu dje në bojlerin në konviktin studentor „Stiv Naumov“ në Shkup. Në incident nuk ka persona të lënduar, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas buletinit policor, zjarri ka ndodhur dje rreth orës 12:30, dhe është raportuar në SPB Shkup në orën 13:00.

Për problemet në konviktin studentor dje alarmuan edhe nga „Rezistenca Studentore“, nga ku njoftuan se në barakat u ndez bojleri për shkak të defektit.

Organizata theksoi se studentët përballen me probleme serioze me ngrohjen, lagështinë, mykun, tualetet dhe mungesën e ujit të ngrohtë.

Ata kërkuan nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, drejtoria e konviktit dhe institucionet e tjera përgjegjëse që menjëherë të marrin masa për përmirësimin e kushteve dhe sigurisë së studentëve.

Foto: ilustrim (Depositphotos)

Lajme të ngjashme