Tom Brady është përsëri i dashuruar: Pas bukuroshes Gisele, tani është me këtë modele të mrekullueshme

Ylli i NFL-së Tom Brady dhe modelja Candice Swanepoel thuhet se kanë filluar një lidhje romantike; lajmi është konfirmuar nga burime për "Us Weekly" dhe revistën "People".
Tom Brady dhe Candice Swanepoel janë takuar fshehurazi për një kohë tashmë, dhe sipas një burimi për "People", ata kalojnë shumë kohë së bashku.
"Candice dhe Tom janë takuar për disa muaj. Ajo është shumë e fshehtë për këtë romancë dhe është selektive për kë i tregon se ka një djalë," tha një burim i paidentifikuar, duke shtuar se çifti është i kujdesshëm në zgjedhjen e vendeve për takimet e tyre.
Edhe pse Tom më parë ishte lidhur me modelen Irina Shayk dhe influenceren Alix Earle, nuk ka konfirmim zyrtar për ndonjë lidhje me këto gra.
Sa i përket ish-gruas së tij Gisele, ajo është në një lidhje të lumtur me partnerin e saj, Joaquim Valente. Çifti mirëpriti fëmijën e tyre të parë së bashku në shkurt të vitit të kaluar – fëmija i tretë i Gisele, pasi ajo tashmë ka dy fëmijë nga martesa me Brady.



