E premte, 23 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Greqia nga 1 janari ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

23.10.2026, 09:51

Parlamenti grek miratoi një ligj me të cilin fëmijëve nën 15 vjeç u ndalohet përdorimi i rrjeteve sociale. Ligji, i cili do të hyjë në fuqi më 1 janar 2027, është miratuar për shkak të shqetësimeve në rritje për ndikimin e këtyre platformave në shëndetin dhe sigurinë e të miturve, transmeton „Reuters“.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis njoftoi se platformat kanë një afat prej dy e gjysmë muajsh për të zhvilluar një sistem për verifikimin e moshës së përdoruesve dhe për të siguruar mbrojtjen e privatësisë së tyre.

Greqia është një nga shtatë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që bashkëpunojnë me Komisionin Evropian për gjetjen e një zgjidhjeje për verifikimin e moshës së përdoruesve.

Masa të ngjashme janë futur tashmë edhe në vende të tjera. Australia vitin e kaluar u bë shteti i parë që me ligj kufizoi aksesin e të miturve në rrjetet sociale. Në Francë, Këshilli Kushtetues në gusht anuloi një ligj të ngjashëm.

Qeveria greke thekson se me këtë masë dëshiron t’u ndihmojë prindërve në përballimin e asaj që quhet shfletim i pafund në rrjetet sociale.

Sipas autoriteteve, kjo zakon i prish gjumin fëmijëve, u ul koncentrimi dhe u merr kohën që mund ta kalonin duke u shoqëruar me miqtë.

Lajme të ngjashme