Hermès frikësohet nga grabitje të reja gjatë protestave në Francë

Hermès, prodhuesi i çantave kult “Birkin”, ka forcuar masat e sigurisë në dyqanet e tij në Francë pas protestave gjatë të cilave u grabit dyqani i tyre në Marsejë. Këtë e deklaroi drejtori kryesor financiar i kompanisë, Eric de Laguë, transmeton “Reuters”.
Ndërsa i prezantonte analistëve rezultatet e shitjeve të kompanisë për tremujorin e tretë, De Laguë tha: “Aktualisht është herët për të vlerësuar se çfarë ndikimi do të ketë kjo në operacionet e dyqaneve tona, dhe veçanërisht në turizëm”.
Ai gjithashtu theksoi se dyqani në Marsejë nuk do të hapet së shpejti.



