E martë, 27 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Barcelona nga El Clasico fitoi pothuajse 20.000.000 euro

Edhe pse pësoi humbje (1:2) nga rival i saj më i madh Real Madrid, Barcelona mund të jetë e kënaqur nga fitimi në El Clasico.

Barcelona arkëtoi 19.105.768 euro nga shitja e biletave në El Clasico. Kjo është një fitim rekord nga shitja e biletave.

Derisa më parë, shuma më e lartë e fituar ishte 16.465.731 euro, që do të thotë se rekordi i vendosur më 10 maj është thyer, pasi fitimi u rrit për 16 për qind.

Çmimet më të larta të biletave, së bashku me zgjerimin e kapacitetit të vendeve VIP në nivelin e dytë të stadiumit, rritën ndjeshëm fitimin për ndeshjen më të madhe të futbollit.

Veçanërisht interesant është fakti që fitimi i dyqanit në stadium ishte 800.000 euro në ditën e ndeshjes, që është fitimi nga shitja e fanellave dhe suvenireve të klubit.

Foto/ Depositphotos

Lajme të ngjashme