Kari dhe shokët e tij e dominuan Denverin

Në natën midis të hënës dhe të martës, në NBA u zhvilluan nëntë ndeshje. Denveri i Nikola Jokiqit humbi në shtëpi nga Golden Stejt me 134:114, Nuggest regjistruan humbjen e dytë në tre ndeshjet e para të sezonit. Majami nuk ka fituar në katër ndeshjet e para. Hit humbën nga Dalasi 109:113.
Golden Stejt Uorriors në Kolorado, kundër Denverit regjistruan fitoren e parë në sezonin e ri, pasi më parë kishin regjistruar tri humbje.
Debiutanti Jaxel Landeborg shkëlqeu me 31 pikë dhe 12 kërcime, ndërsa veterani Stef Kari përfundoi ndeshjen me 24 pikë me një gjuajtje të pabesueshme: 8/8 nga fusha, 3/3 për tre pikë dhe 5/5 nga linja e lëshimeve të lira. Ai shënoi 21 pikë në pjesën e dytë.
Denverin e udhëhoqi Demar Derozan me 21 pikë, Nikola Jokiq regjistroi 19 pikë, shtatë kërcime dhe 11 asistime.
Rezultatet e NBA-së
Sharllot – Uashington 110:103
/Miler 39 – Dejvis 29/
Klivlend – Minesota 127:125
/Miçel 26 – Edwards 47/
Boston – Çikago 134:99
/Priçard 28 – Pouel 20/
Majami – Dalas 109:113
/Adetokumbo 29 – Fleg 29/
Milvoki – Indianë 110:102
/Hiro 23 – Halibarton 22/
Oklahoma – Feniks 125:114
/Miçel 30 – Grin 20/
Hjuston – Atlanta 120:110
/Shengun 29 – Xhonson 21/
Xhuta – Memfis 105:110
/Xhorxh 26 – Kauard 16/



