E premte, 30 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Karik është pranë largimit, por nuk mendon të ikë

Manchester United po kalon një krizë të madhe në arritjen e pikëve, por trajneri Michael Karik nuk ka ndërmend të largohet nga "Old Trafford".

Para ndeshjes së jashtme në "Stamford Bridge", kundër Chelsea, ai mbështeti kapitenin Bruno Fernandes dhe tha se nuk i duhen asnjë garanci nga drejtuesit e klubit.

"Djajtë e Kuq" janë tetë ndeshje pa fitore, dhe goditjen më të rëndë e pësuan në shtëpi, kundër Bournemouth (0:3).

United aktualisht është vetëm një pikë mbi zonën e rënies, dhe Karik është nën presion të madh.

Megjithatë, trajneri anglez nuk po mendon për largim.

"Jam këtu për të bërë më të mirën për ekipin. Jam i dëshpëruar të përmirësohem dhe të rregulloj gjërat. Nuk më habit që jam ende në këtë pozicion", tha Karik.

Ai u ndal veçanërisht te Bruno Fernandes, i cili u ul në stol kundër Bournemouth javën e kaluar, pasi kritikoi idetë taktike të trajnerit.

"Ai ka drejtuar këtë ekip shumë mirë në shumë ndeshje dhe për shumë vite. Do të vazhdojë ta bëjë këtë. Bruno është plotësisht i përkushtuar ndaj këtij klubi dhe unë nuk kam problem me këtë", theksoi Karik.

Trajneri i United theksoi se nuk i nevojitet mbështetje publike nga drejtuesit e klubit.

"Nuk më duhen asnjë garanci nga askush. E kuptoj pozicionin tim, punën time dhe përgjegjësinë që mbaj", shtoi trajneri anglez.

Karik u mbështet edhe nga tifozët, të cilët e përshëndetën me duartrokitje pas humbjes nga Bournemouth, ndërsa futbollistët u pritën me fishkëllima.

Foto/ Depositphotos

Lajme të ngjashme