E enjte, 29 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

(Video) Jokiç arriti tripëll-dëblin e 200-të në karrierë

Nikola Jokiç arriti tripëll-dëblin e tij jubilar të 200-të në pjesën e rregullt të karrierës së tij në NBA dhe udhëhoqi Denverin drejt fitores 104:91 në New Orleans.

Qendra serbe përfundoi ndeshjen me 21 pikë, 13 kërcime dhe 10 asistime, dhe veçanërisht interesante është se ky ishte tripëll-dëbli i tij i 16-të kundër Pelicans, më shumë se kundër çdo ekipi tjetër në ligë.

Nuggets kontrolluan ndeshjen nga fillimi deri në fund dhe regjistruan një fitore tjetër, ndërsa Pelicans ende nuk e dinë çfarë është triumfi këtë sezon.

Ylli serb tani i mungojnë edhe 10 tripëll-dëble për të kaluar Russell Westbrook dhe për t'u bërë rekorder në NBA në këtë kategori.

Denverin e udhëhoqi Jamal Murray me 23 pikë, ndërsa Aaron Gordon shtoi 15 pikë dhe 11 kërcime, 15 pikë shënoi edhe Christian Braun.

Foto/ Depositphotos

Lajme të ngjashme