Filluan përgatitjet për një takim trilateral mes Putin, Trump dhe Xi Jinping

Kane filluar përgatitjet për një takim të mundshëm trilateral mes presidentit rus Vladimir Putin, presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit kinez Xi Jinping, deklaroi ndihmësi i presidentit rus, Yuri Ushakov.
Ushakov njoftoi se po punohet në përgatitjet për një takim të mundshëm të tre liderëve, por theksoi se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar për pjesëmarrjen e Putinit në samitin e Grupit 20, i cili pritet të mbahet në dhjetor në Majami.
Sipas Ushakovit, vendimi nëse presidenti rus do të udhëtojë në SHBA do të ndikojë edhe samiti i ardhshëm i Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), i caktuar për në nëntor në qytetin kinez Shenzhen. Pas takimit të APEC-ut pritet të ketë një pamje më të qartë për mundësinë që Putin të marrë pjesë në samitin e G20.
Takimi i mundshëm trilateral do të bashkonte liderët e tre fuqive të mëdha në një periudhë të marrëdhënieve ndërkombëtare komplekse dhe çështjeve të hapura lidhur me sigurinë, luftërat dhe ekonominë globale. Deri tani nuk janë publikuar detaje përfundimtare për datën, formatin dhe temat e mundshme të takimit.



