E enjte, 15 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Koreja e Veriut kryen test të ri ushtarak: Raketa kryqëzuese të nisura nga nëndetësja

15.10.2026, 08:37

Koreja e Veriut dje testoi dy lloje raketash strategjike kryqëzuese të nisura nga nëndetësjet. Mediat shtetërore dje mbrëma njoftuan se qëllimi ishte të verifikoheshin aftësitë operative të marinës dhe besueshmëria e sistemeve të saj të frikësimit.

Sipas agjencisë së lajmeve KCNA, në testimet që u zhvilluan në ujërat pranë bregut lindor të vendit, morën pjesë përfaqësues të lartë ushtarakë. Agjencia nuk dha detaje shtesë për raketat ose për nisjen, por theksoi se testimi nuk rrezikoi sigurinë e vendeve fqinje.

Prioritet kyç ushtarak
Koreja e Veriut po punon intensivisht për modernizimin e nëndetëseve të saj dhe për zhvillimin e raketave balistike dhe kryqëzuese, duke kryer teste nga platforma të ndryshme, përfshirë edhe nga një nëndetëse më e vjetër.

Vlerësohet se Pheniani ende nuk ka vendosur në shërbim një nëndetëse plotësisht operative dhe moderne të pajisur me raketa – që përbën një prioritet kyç ushtarak për liderin Kim Jong Un. Ai personalisht mbikëqyr zhvillimin e një game të tërë raketash strategjike balistike dhe kryqëzuese.

Lajme të ngjashme