Krim kundër policit: falsifikoi dëshmi për dhurim gjaku për të mos shkuar në punë

Drejtoria për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale pranë MPB-së, deri te Prokuroria Themelore Publike për Gjyqësinë Speciale – Njësia e specializuar për ndjekjen e veprave penale të kryera nga persona me autorizime policore dhe anëtarë të policisë së burgut, ka ngritur padi penale kundër A.A. për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "falsifikim i dokumenteve" sipas nenit 378 të Kodit Penal.
I pandehuri, i punësuar në Drejtorinë për mbrojtjen e personave dhe objekteve të caktuara pranë MPB-së, megjithëse më 03.03.2026 dhe 09.07.2026 nuk ka dhuruar gjak në Institutin për Mjekësi Transfuzionale pranë kompleksit të klinikave "Nëna Terezë", ka përgatitur dhe përdorur dy dëshmi të rreme për dhurim gjaku për të cilat ka përgatitur dy kërkesa për përdorim të pushimit të paguar prej tre ditësh pune për ditët 03.03.2026, 04.03.2026 dhe 05.03.2026, si dhe për 09.07.2026, 10.07.2026 dhe 13.07.2026, të cilat më pas i ka shfrytëzuar.
Drejtoria për kontroll të brendshëm kundër A.A. do të paraqesë propozim për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë për shkelje të rregullave të punës dhe disiplinës.



