E enjte, 15 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Sali: Përparimi i Malit të Zi forcon perspektivën evropiane të rajonit

15.10.2026, 09:56

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për çështje evropiane, Bekim Sali, zhvilloi një takim me ambasadorin e Malit të Zi, ku diskutuan për marrëdhëniet bilaterale, procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit institucional.

Sali përshëndeti përparimin e Malit të Zi në negociatat e anëtarësimit dhe konfirmoi mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për ambicien e saj për t'u bërë anëtarja e ardhshme e Bashkimit Evropian. Ai theksoi se ky përparim përbën një sinjal inkurajues për rajonin dhe për besueshmërinë e politikës së zgjerimit.

Gjatë takimit u shqyrtuan mundësitë për shkëmbim më intensiv të ekspertizës, bazuar në Marrëveshjen e bashkëpunimit në kontekstin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, e nënshkruar në vitin 2012. Fushat e interesit përfshijnë koordinimin e negociatave, harmonizimin me legjislacionin evropian, reformën e administratës publike dhe menaxhimin e fondeve evropiane.

Ministri prezantoi gjithashtu prioritetet e Maqedonisë së Veriut për zbatimin e Agjendës së Reformave dhe Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, me theks në përfitimet konkrete për qytetarët dhe bizneset.

Sali theksoi rëndësinë e një procesi anëtarësimi të drejtë dhe të parashikueshëm, të bazuar në merita, si dhe të bashkëpunimit rajonal për të avancuar drejt qëllimit të përbashkët — anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme