Në javën e kaluar nuk ka raste të reja me ethe të Nilit Perëndimor, ka ndërruar jetë një grua nga Rosomani

Në vitin 2026, deri më 13.10.2026, në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 71 raste me ethe të Nilit Perëndimor, sipas raportit të fundit të Institutit të Shëndetit Publik.

• Nga rastet e regjistruara, sipas definicionit të rastit, 66 konsiderohen të konfirmuara, ndërsa pesë si të mundshme.
• Sipas vendbanimit të të sëmurëve, 63 raste janë nga Shkupi (48 nga qyteti i Shkupit dhe 15 nga komunat përreth qytetit të Shkupit), tre raste nga Velesi (2 nga Velesi dhe një nga Çashka), dy raste nga Kavadarci (një nga Kavadarci, një nga Rosomani) dhe nga një rast nga Kumanova, Shën Nikolla dhe Tetova.
• Janë regjistruar 70 raste autoktone dhe një rast me histori udhëtimi në Greqi, por periudha e inkubacionit përfshin edhe qëndrimin në Maqedoni.
• Nga rastet e regjistruara, 52 ose 73,2% janë meshkuj, ndërsa 19 ose 26,8% janë femra.
• Sa i përket shpërndarjes sipas moshës, pjesa më e madhe janë persona mbi 60 vjeç – 58 (81,7%), shtatë persona në moshën 50-59, dy persona në moshën 40-49, një person në moshën 30-39 dhe tre persona në moshën 20-29 vjeç. Mosha mesatare është 66,5 vjet (SD ± 13,1 vjet; min 25, max 85).
• Fillimi i simptomave te pjesa më e madhe e të sëmurëve – 39 ose 54,9%, është regjistruar në muajin gusht. Me fillim të simptomave në shtator janë regjistruar 12 raste (16,9%). Në 17 raste (23,9%) fillimi i simptomave është në muajin korrik, dy në qershor dhe një rast në maj.

• Të gjithë të sëmurët me sëmundje neuroinvazive (69) janë hospitalizuar, 67 në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile dhe nga një në Adžibadem Sistina dhe Klinikën Jan Mitrev.
o Dalë nga spitali – 56 ose 81,2% nga rastet e konfirmuara të hospitalizuara;
o Akoma në trajtim – 2 (2,9%) nga rastet e konfirmuara të hospitalizuara;
o Të vdekur – 11 nga rastet e konfirmuara të hospitalizuara;
o Koha mesatare e trajtimit (personat e dalë nga spitali/të vdekur) – 15 ditë.
• Gjatë vitit 2026, deri më 13.10.2026, janë regjistruar 11 raste vdekjesh te pacientët me sëmundje neuroinvazive të ZNT me letalitet prej 15,5% nga rastet e konfirmuara të regjistruara.
o Dhjetë persona të vdekur janë meshkuj, një person është femër;
o Shpërndarja sipas moshës – mosha mesatare është 71 vjet (SD ± 5,9 vjet; min 62, max 83);
o Personat e vdekur janë nga Shkupi (9), Rosomani (1) dhe Kumanova (1);
o Të gjithë personat e vdekur kanë qenë të hospitalizuar;
o Tek dhjetë personat e vdekur janë regjistruar komorbiditete.
o Diagnoza është konfirmuar me test serologjik të likorit.
• Më 11.08.2026, QSH Shkup raportoi epidemi të etheve të Nilit Perëndimor në komunat Kisela Voda, Gazi Baba, Aerodrom dhe Butel.

Gjatë javës së kaluar (07-13.10.2026), nuk janë raportuar raste të reja me ethe të Nilit Perëndimor. Është regjistruar një rast fatal te një person i sëmurë nga Rosomani.



