E enjte, 15 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

IHF i lejoi Horihas të luajë për Maqedoninë

15.10.2026, 11:10

Ukrainasi me pasaportë maqedonase, Dmitro Horiha, mori leje nga Federata Ndërkombëtare e Hendbollit (IHF) për të luajtur për përfaqësuesen e Maqedonisë.

Mbi këtë temë folën drejtori i Federatës së Hendbollit të Maqedonisë, Aleksandar Stefanov dhe trajneri, Kiril Lazarov.

"Mendoj se po fitojmë një hendbollist që do të sjellë peshë dhe kontribut të madh, ai është në kulmin e karrierës së tij dhe shpresojmë që me të do të përmirësohemi në cilësi dhe ai do të kontribuojë për rezultate më të mira në të ardhmen", tha Stefanov.

"Bëhet fjalë për një lojtar që ka goditje nga jashtë, që është lojtar në dy drejtime, që ka karakter fitues dhe në vitet e fundit ka treguar se gjithmonë bën gjithçka për ekipin e tij të fitojë", theksoi trajneri Lazarov.

Trajneri Lazarov njoftoi se lista e lojtarëve të thirrur do të publikohet në fillim të javës së ardhshme, duke theksuar se konkurrenca për çdo vend në ekip është e madhe dhe se përfaqësuesja do të marrë maksimalisht seriozisht ndeshjet kualifikuese që po vijnë.

Ndryshe, Dmitro Horiha është shumë i njohur për publikun maqedonas, nga periudha kur mbante fanellën e Vardarit. Aktualisht ai mban fanellën e PIK Seged.

Foto/ facebook.com/rfmofficial

Lajme të ngjashme