E enjte, 15 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Toshkovski krenar: Policia maqedonase ka kapacitet operativ për të qenë partner i barabartë dhe i besueshëm

15.10.2026, 10:01

„Kur rezultatet e punës së policisë maqedonase marrin njohje publike nga FBI, kjo është një konfirmim që përkushtimi, profesionalizmi dhe bashkëpunimi ndërkombëtar sjellin rezultate konkrete“, thotë ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski.

Facebook · klikoni për të ngarkuar postimin

„Arrestimi i suksesshëm i administratorit të platformës kriminale OLVX, i realizuar në bashkëpunim me FBI-në, tregon se policia maqedonase ka kapacitet operativ për të qenë partner i barabartë dhe i besueshëm në luftën kundër krimit kibernetik transnacional.

Jam veçanërisht krenar për punonjësit tanë policorë, të cilëve u takon ekspertiza dhe përkushtimi pas këtij suksesi.

Kjo njohje është për ta. Dhe detyra jonë është të vazhdojmë të forcojmë kapacitetet e policisë maqedonase dhe të justifikojmë besimin e partnerëve tanë ndërkombëtarë“, shton Toshkovski.

Lajme të ngjashme