E enjte, 15 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Nga marsi linjë direkte Dubai–Shkup tri herë në javë, njoftoi Muçunski

15.10.2026, 11:01

Gjatë vizitës zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, ministri i punëve të jashtme dhe tregtisë së jashtme, Timço Muçunski, zhvilloi një takim me drejtorin kryesor tregtar të Flydubai, Hamad Obaidala.

Gjatë takimit u konfirmua zyrtarisht se nga marsi Flydubai do të vendosë një linjë direkte ajrore Dubai–Shkup, me tre fluturime në javë.

Fokusi i bisedimeve ishte mundësia që linja direkte ajrore ofron për avancimin e mëtejshëm të lidhjeve ekonomike dhe tregtare, tërheqjen e investimeve, si dhe për forcimin e bashkëpunimit turistik dhe kulturor midis dy vendeve.

Ministri Muçunski vlerësoi se vendosja e linjës direkte përbën një rezultat konkret të diplomacisë aktive ekonomike dhe përpjekjeve për një lidhje më të mirë ndërkombëtare.

Gjithashtu, u theksua roli i rëndësishëm i Ambasadës në Emiratet e Bashkuara Arabe në realizimin e këtij qëllimi, përmes punës së përkushtuar dhe të vazhdueshme gjatë periudhës së kaluar.

Lajme të ngjashme