Këtë javë pa raste të reja të etheve të Nilit Perëndimor – deri tani dhjetë viktima, të gjithë burra

Gjatë javës së kaluar, nga 30 shtatori deri më 6 tetor, në Maqedoni nuk janë raportuar raste të reja të etheve të Nilit Perëndimor, as nuk është regjistruar ndonjë rast i ri vdekjeje. Dy pacientë janë liruar nga trajtimi spitalor, tregon raporti më i fundit javor i Institutit të Shëndetit Publik (IShP).
Që nga fillimi i vitit 2026, deri më 6 tetor, në vend janë regjistruar gjithsej 71 raste të etheve të Nilit Perëndimor, prej të cilave 66 të konfirmuara dhe pesë të mundshme. Kanë vdekur dhjetë pacientë, të gjithë burra në moshë nga 62 deri në 83 vjeç. Personat e ndjerë janë nga Shkupi (9) dhe Kumanova (1); të gjithë personat e ndjerë kanë qenë të hospitalizuar; në nëntë raste të vdekur janë regjistruar komorbiditete.
Nga gjithsej 69 pacientë të hospitalizuar me formë neuroinvazive të sëmundjes, 56 janë liruar nga spitali, tre janë ende në trajtim. Koha mesatare e qëndrimit në spital për pacientët e liruar dhe të ndjerë është 15 ditë.
Pjesa më e madhe e të sëmurëve, pra 63 persona, janë nga rajoni i Shkupit, tre raste janë regjistruar në Veles dhe rrethinë, dy në Kavadarci dhe rrethinë, dhe nga një në Kumanovë, Shën Nikollë dhe Tetovë.
Nga numri total i të sëmurëve, 52 janë burra dhe 19 gra.
Pjesa më e madhe, pra 58 persona ose 81.7 përqind, janë mbi 60 vjeç. Mosha mesatare e të sëmurëve është 66.5 vjeç.
Numri më i madh i rasteve me fillim të simptomave është regjistruar në gusht – 39, dhe në korrik 17. Në shtator janë regjistruar 12 raste.
Sipas IShP-së, këtë vit është vërejtur një rritje e ndjeshme e numrit të të sëmurëve në krahasim me vitet e mëparshme.
Lajme të ngjashme
MPB ka ngritur padi penale kundër tre personave për kryerjen e veprave penale "pengimi i personit zyrtar në kryerjen e veprës zyrtare" dhe "prodhimi dhe futja në qarkullim pa leje e drogërave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve" në lidhje me ngjarjen që ndodhi më 7 tetor, në të cilën policët dyshohet se…
18:28Kryetarja Gordana Siljanovska-Davkova sot pati një takim me Michael Berenbaum, profesor i shquar i studimeve hebraike dhe ekspert për Holokaustin, i cili në mars të këtij viti e shoqëroi gjatë vizitës në Kompleksin Memorial "Treblinka" në Poloni. Në takim morën pjesë Goran Sadikario, drejtor i Fondit të Holokaustit të…
18:01Moti nesër do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme nga drejtimi veriperëndimor, e cila përgjatë Povaradarisë do të tejkalojë shpejtësinë prej 60 kilometrash në orë, njofton UHMK. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 0 deri në 9, ndërsa ajo…
17:59

