E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Nesër mot me diell me temperatura deri në 20 gradë

14.10.2026, 17:59

Moti nesër do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme nga drejtimi veriperëndimor, e cila përgjatë Povaradarisë do të tejkalojë shpejtësinë prej 60 kilometrash në orë, njofton UHMK.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 0 deri në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 12 deri në 20 gradë.

Në Shkup, mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare, në pjesë të lugines herë pas here erë e fuqishme nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 15 gradë.

Pason periudhë me mot të ndryshueshëm me vranësira dhe të qëndrueshëm, përveç të premtes kur do të ketë reshje të dobëta lokale shiu që në malet më të larta do të jenë dëborë. Nesër do të fryjë erë e fuqishme deri e fortë nga drejtimi verior, ndërsa nga e premtja deri në fund të periudhës do të fryjë erë e dobët deri mesatare veriore, e cila do të jetë më e shprehur përgjatë Povaradarisë.

Lajme të ngjashme