Moti me vranësira të ndryshueshme me temperatura deri në 29 gradë

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale të herëpashershme shiu. Në disa vende do të ketë kushte për shfaqjen e rrufeve të rralla. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi perëndimor, njofton UHMK.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 2 deri në 10, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë nga 22 deri në 29 gradë.
Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të zbresë deri në 6, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 26 gradë.
Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, nga sot deri në mes të javës së ardhshme moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje shiu. Në disa vende reshjet do të jenë më të bollshme mbi 20 litra për metër katror, veçanërisht të dielën.
Në mënyrë lokale proceset do të jenë në formën e stuhive të shoqëruara me shi të rrëmbyeshëm, erë të përforcuar dhe shfaqje rrufesh.
Të martën, nën ndikimin e një vale më të ftohtë, reshjet në disa nga malet më të larta do të kalojnë në reshje bore.



