Moti me vranësira të ndryshueshme dhe më i ftohtë: temperatura maksimale deri në 16 gradë

Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira dhe më i ftohtë me reshje lokale të herëpashershme shiu. Reshjet do të jenë më të bollshme në pjesët juglindore. Për shkak të depërtimit të ajrit më të ftohtë nga veriu, reshjet në disa nga malet më të larta do të kalojnë në borë të herëpashershme. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior, më e shprehur përgjatë Povaradisë. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 7 deri në 13, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 10 deri në 16 gradë.
Në Shkup, mot me vranësira dhe më i ftohtë me reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë mesatare, në disa pjesë të luginës herë pas here e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 11, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 14 gradë.
Moti në ditët në vijim
Gjatë javës do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme dhe më i ftohtë. Të premten do të ketë reshje lokale të herëpashershme shiu, të cilat në disa nga malet më të larta do të kalojnë në borë. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior, që në disa vende do të jetë e fortë me shpejtësi mbi 60 km/h.



