Popova Shapka dhe Berova me temperaturën më të ulët të mëngjesit prej 8 gradë

Popova Shapka dhe Berova këtë mëngjes ishin vendet më të ftohta në vend, me temperatura minimale të matur prej 8 gradë Celsius.
Temperatura prej 10 gradësh u mat në Mavrovi Anovi dhe Kriva Pallankë, ndërsa në Krushevë, Strumicë, Ohër, Pretor dhe Prilep u regjistruan 12 gradë. Në Tetovë, Kumanovë, Kavadarci dhe Shkup-Petrovëci temperatura minimale ishte 14 gradë.
Në Veles, Shkup-Zajçev Rid dhe Gjevgjeli u matën 15 gradë, në Vinicë dhe Bitolj 16, ndërsa më ngrohtë këtë mëngjes ishte në Demir Kapija, me temperaturë minimale prej 19 gradësh.
Sipas parashikimit, sot moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me reshje lokale të herëpashershme shiu. Në disa vende shiu do të jetë i rrëmbyeshëm dhe më i bollshëm, i shoqëruar me bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura maksimale do të luhatet nga 18 deri në 21 gradë.
Në Shkup pritet mot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të herëpashershme shiu, ndërsa në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 19 gradë.



