Sot në mëngjes u mbyll korsia e majtë në urën „Binjakët“ për shkak të riparimit të gardhit

Një pjesë e bulevardit „Kiro Gligorov“, në urën „Binjakët“ në drejtim të lagjes Aerodrom, sot në mëngjes nga ora 6 deri në 8 do të ketë një regjim të ndryshuar të trafikut për shkak të riparimit të gardhit të dëmtuar për këmbësorë.
Nga NP „Rrugët dhe rrugicat“ – Shkup njoftojnë se do të bëhet zëvendësimi dhe montimi i pjesëve të dëmtuara të gardhit, në segmentin nga kryqëzimi me rrugën „Industrijska“ deri te kryqëzimi me bulevardin „ASHNM“.
Gjatë punimeve do të jetë e mbyllur korsia e majtë e fundit e trafikut, e cila do të shënohet me sinjalizim të përshtatshëm. Korsia tjetër në drejtim të Aerodromit do të jetë e lirë për qarkullim.
Nga ndërmarrja bëjnë apel për drejtuesit e automjeteve që të jenë të durueshëm, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur të trafikut.



