Të dielën një pjesë e urës „Binjak“ do të mbyllet për shkak të riparimit të gardhit

Të dielën, një pjesë e urës „Binjak“ do të mbyllet për qarkullim për shkak të riparimit të gardhit të urës, njofton NP „Rrugët dhe rrugicat“ - Shkup.
„Më 11 tetor, të dielën, ekipi i NP ‘Rrugët dhe rrugicat’ – Shkup, në segmentin përgjatë bulevardit ‘Kiro Gligorov’ përmes urës ‘Binjak’, nga kryqëzimi me rrugën ‘Industrijska’ deri te kryqëzimi me bulevardin ‘ASNOM’ (në drejtim të lëvizjes drejt lagjes Aerodrom), në periudhën nga ora 6 deri në 8 të mëngjesit, do të realizojë aktivitete për riparimin e gardhit të dëmtuar mbrojtës për këmbësorë të urës, domethënë zëvendësimin dhe montimin e elementeve të dëmtuara të gardhit të urës“, njofton ndërmarrja.
Për shkak të kryerjes së punimeve, do të mbyllet korsia e majtë ekstreme e qarkullimit, e cila do të shënohet me sinjalistikë të përshtatshme rrugore për orientimin e pjesëmarrësve në trafik, ndërsa korsia tjetër e qarkullimit në drejtim të lëvizjes mbetet e lirë për zhvillimin e pandërprerë të trafikut.
„Apelojmë te të gjithë pjesëmarrësit në trafik të jenë të durueshëm deri në përfundimin e aktiviteteve të punës dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes sipas kushteve të rrugës“, thonë nga NP „Rrugët dhe rrugicat“ - Shkup.



