Gjorgjievski: 59 vjet MANU – kështjella e dijes, krijimtarisë dhe identitetit maqedonas

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, sot mori pjesë në shënimin e 59-vjetorit të themelimit të Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve (MANU).
"Në ftesë të presidentit të MANU-së, akademikut Zhivko Popov, mikut tim të dashur, pata nderin të marr pjesë në shënimin e këtij dite të rëndësishme për shkencën dhe artin maqedonas. Forca e një kombi reflektohet në dijen që krijon, kulturën që kultivon dhe trashëgiminë që i lë brezave të ardhshëm. Pikërisht për këtë arsye, MANU ka një vend të veçantë në zhvillimin tonë kombëtar dhe shoqëror. Ishte kënaqësi e veçantë të isha mes përfaqësuesve të shquar të mendimit shkencor nga Maqedonia dhe rajoni, me të cilët biseduam për tema me rëndësi për të ardhmen e Shkupit. Dija, përvoja dhe vizioni i tyre janë mbështetje e çmuar në krijimin e një qyteti që zhvillohet, respekton trashëgiminë e tij dhe hap mundësi të reja për brezat që vijnë", deklaroi Gjorgjievski.
Kryetari Gjorgjievski theksoi se Akademia Maqedonase e Shkencave dhe Arteve është prej dekadash shtylla e krijimtarisë shkencore dhe artistike dhe e zhvillimit intelektual dhe shpirtëror të Maqedonisë.
Me autoritetin dhe integritetin e saj, shtoi ai, ajo ka një rol të paçmuar në studimin, afirmimin dhe ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit maqedonas, si dhe në përmirësimin e respektit të ndërsjellë dhe bashkëjetesës midis komuniteteve.
"Respektin ndaj institucioneve të tilla e tregojmë edhe përmes kujdesit konkret. Si Qytet i Shkupit, kemi filluar me rregullimin hortikulturor të hapësirës përreth MANU-së, që kjo qendër e rëndësishme e dijes dhe krijimtarisë të marrë një mjedis më të bukur dhe më të rregulluar, dinjitoz për rëndësinë e saj", theksoi Gjorgjievski.
Kryetari Gjorgjievski uroi sinqerisht Sonja Dolzhan nga Sllovenia, fituesen e këtij viti të njohjes ndërkombëtare "Blazhe Koneski", me dëshira për shumë suksese dhe arritje të reja krijuese, ndërsa të gjithë anëtarëve dhe bashkëpunëtorëve të MANU-së iu uroi festën, me respekt të thellë për punën dhe kontributin e tyre.
Lajme të ngjashme
Kryetarja Gordana Siljanovska-Davkova sot pati një takim me Michael Berenbaum, profesor i shquar i studimeve hebraike dhe ekspert për Holokaustin, i cili në mars të këtij viti e shoqëroi gjatë vizitës në Kompleksin Memorial "Treblinka" në Poloni. Në takim morën pjesë Goran Sadikario, drejtor i Fondit të Holokaustit të…
18:01Moti nesër do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme nga drejtimi veriperëndimor, e cila përgjatë Povaradarisë do të tejkalojë shpejtësinë prej 60 kilometrash në orë, njofton UHMK. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 0 deri në 9, ndërsa ajo…
17:59Si rezultat i një hetimi të koordinuar midis Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Byrosë Federale të Hetimit (FBI), u zbulua administratori i tregut ilegal online "OLVX", përmes të cilit ofroheshin të dhëna personale të vjedhura, kredenciale hyrjeje dhe mjete për kryerjen e krimit kompjuterik. Sektori për krim…
17:30

