Lafçiski në dorëzimin e detyrës komandant i misionit „KFOR“ në Kosovë

Kryetari i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, gjeneral-major Sashko Lafçiski, me ftesë të komandantit të Komandës së Përbashkët të forcave aleate të NATO-s në Napoli (JFCNP), admiral George M. Wikoff, sot mori pjesë në ceremoninë solemne për dorëzimin e detyrës komandant të misionit „KFOR“, e cila u mbajt në komandën kryesore të misionit në kampin „Film City“ në Prishtinë.
Në ceremoninë, që u drejtua nga admirali Wikoff, komandanti deri tani, gjeneral-major Ozkan Ulutaş i dorëzoi detyrën gjeneral-majorit Roberto Vergori.

Gjatë vizitës, gjenerali Lafçiski zhvilloi takime me komandantin e Komandës së Përbashkët të forcave aleate të NATO-s në Napoli (JFCNP), admiral George M. Wikoff, komandantin e Komandës Operative të Italisë, gjeneral-lejtnant Giovanni Maria Januci dhe komandantin e Korpusit të Shpejtë të NATO-s në Itali (NRDC-ITA), gjeneral-lejtnant Gianluca Karai. Në takime u theksua rëndësia e veprimit të përbashkët dhe koordinimit midis vendeve aleate që mbeten të përkushtuara fuqishëm ndaj sigurisë kolektive dhe forcimit të kapaciteteve mbrojtëse në zonën e përgjegjësisë.

Gjatë qëndrimit, gjenerali Lafçiski vizitoi pjesëtarët e kontingjentit maqedonas që kryejnë aktivitete në rajonin e Deçanit dhe Komandën Rajonale – Perëndim, Pejë, ku zhvilloi takim edhe me komandantin, kolonel Giuseppe De Balzi. Në këtë rast u theksua profesionalizmi i lartë, përkushtimi dhe kontributi i pjesëtarëve të Ushtrisë në kryerjen e detyrave, si dhe bashkëpunimi i shkëlqyer midis Ushtrisë dhe forcave të KFOR-it. Në takimin me paqeruajtësit, gjenerali Lafçiski u informua drejtpërdrejt për sfidat aktuale në kryerjen e detyrave të tyre, duke u dhënë mesazh që të vazhdojnë t’i përfaqësojnë me dinjitet dhe profesionalizëm Ushtrinë dhe shtetin në këtë mision ndërkombëtar.
Ushtria e Republikës së Maqedonisë së Veriut është pjesë e misionit „KFOR“ që nga nëntori i vitit 2020. Aktualisht, kontingjenti maqedonas përbëhet nga dy skuadra të vendosura në Komandën Rajonale – Perëndim dhe oficerë të stafit në komandën e misionit në Prishtinë.
Lajme të ngjashme
Kryetarja Gordana Siljanovska-Davkova sot pati një takim me Michael Berenbaum, profesor i shquar i studimeve hebraike dhe ekspert për Holokaustin, i cili në mars të këtij viti e shoqëroi gjatë vizitës në Kompleksin Memorial "Treblinka" në Poloni. Në takim morën pjesë Goran Sadikario, drejtor i Fondit të Holokaustit të…
18:01Moti nesër do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme nga drejtimi veriperëndimor, e cila përgjatë Povaradarisë do të tejkalojë shpejtësinë prej 60 kilometrash në orë, njofton UHMK. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 0 deri në 9, ndërsa ajo…
17:59Si rezultat i një hetimi të koordinuar midis Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Byrosë Federale të Hetimit (FBI), u zbulua administratori i tregut ilegal online "OLVX", përmes të cilit ofroheshin të dhëna personale të vjedhura, kredenciale hyrjeje dhe mjete për kryerjen e krimit kompjuterik. Sektori për krim…
17:30

