E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Për shkak të rënies së temperaturave, sezoni i ngrohjes fillon nga nesër

12.10.2026, 11:06

ESM Furnizimi me ngrohje njofton se nga nesër, më 13 tetor 2026, fillon sezoni i ngrohjes 2026/2027 për konsumatorët e lidhur me sistemet e ngrohjes qendrore në Shkup, të cilat menaxhohen nga AD ESM përmes ESM Furnizimi me ngrohje DOOEL Shkup dhe Degës "Energjia".

Sezoni i ngrohjes fillon zyrtarisht më 15 tetor, por në përputhje me rregulloret mund të fillojë edhe më herët, në periudhën nga 1 deri më 15 tetor, nëse parashikimi i temperaturës mesatare të jashtme për ditën e ardhshme është i barabartë ose më i ulët se 12 °C, thonë nga ESM Furnizimi me ngrohje.

Sipas të dhënave nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DHM), për 13 tetor është parashikuar një temperaturë mesatare e jashtme prej 12 °C, me çka plotësohen kushtet për prodhimin, furnizimin dhe shpërndarjen e energjisë termike, në përputhje me vendimin e RKE-së. Deri më 15 tetor, në faqen e internetit të ESM Furnizimi do të publikohen çdo ditë informacione nëse janë plotësuar kushtet për shpërndarjen e energjisë termike për ditën e ardhshme.

"Sipas rregullave, në muajin tetor dhe gjysmën e parë të nëntorit, kur kushtet atmosferike ndryshojnë shpesh, furnizimi me energji termike do të varet nga temperatura e ajrit dhe kushtet atmosferike në periudha të ndryshme të ditës, domethënë kur temperaturat janë më të ulëta, shpërndarja e energjisë termike rritet, ndërsa kur janë më të larta, ajo ulet. Në kushte të përcaktuara saktësisht atmosferike, kur temperaturat e jashtme ditore arrijnë vlera të caktuara kufitare, shpërndarja e energjisë termike ndërpritet, domethënë sistemi fiket.

Menjëherë pas rënies së temperaturave nën vlerat kufitare të përcaktuara, ngrohja qendrore ndizet përsëri. Me këtë mënyrë të rregulluar të shpërndarjes sigurohet konsum optimal i energjisë termike dhe shpenzime minimale të mundshme për ngrohjen e konsumatorëve.

Furnizimi i drejtë në kohë dhe pa ndërprerje me energji termike është me rëndësi të veçantë për komoditetin e konsumatorëve. Prandaj, përsëri bëjmë apel te të gjithë përdoruesit që të përfundojnë përgatitjet e instalimeve të tyre të ngrohjes së brendshme, mirëmbajtja e rregullt e të cilave është detyrë e tyre. Gjithashtu, i ftojmë komunitetet e pronarëve të sigurojnë qasje të pakufizuar për personelin zyrtar në nënstacionet termike, furnizim të rregullt elektrik, pagesën e faturave për energjinë elektrike dhe instalime elektrike funksionale. Ndërhyrjet e përfunduara duhet të raportohen menjëherë në Qendrën për kujdes ndaj konsumatorëve.

Të gjithë konsumatorët e ESM Furnizimi me ngrohje mund të kontrollojnë nëse objekti i tyre ndodhet në listën e objekteve pa kushte për shpërndarje të ngrohjes në linkun vijues: Objekte të mbyllura – ESM Furnizimi.

Për informacione shtesë, raportim defektesh dhe njoftime për ndërhyrje të përfunduara, konsumatorët mund të kontaktojnë Qendrën për kujdes ndaj konsumatorëve të ESM Furnizimi në numrat telefonikë 02 3076 200 dhe 075 400 100, si dhe në shërbimet e ESM Energjia në numrat telefonikë 02 3104 816 dhe 02 3104 872", shtohet në njoftim.

Lajme të ngjashme