Operacion i madh policor në Mal të Zi: arrestohet kreu i sindikatës për sigurinë kombëtare

Dragoljub Miloviq, kryetari i sindikatës së Agjencisë për Sigurinë Kombëtare (ANB), është arrestuar në Podgoricë; këtë lajm e publikoi së pari portali RTCG.
Arrestimi u krye në kuadër të një operacioni të madh policor për hetimin e funksionimit financiar të organizatave sindikale në sektorin e sigurisë në Mal të Zi, transmeton Telegraf.rs.
Sipas informacioneve të publikuara nga RTCG, përveç Miloviqit, janë arrestuar edhe disa persona të tjerë.
Hetimi policor përfshin sindikatat e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Drejtorisë së Policisë (DP), Agjencisë për Sigurinë Kombëtare (ANB) dhe Akademisë së Policisë.



