E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Sindikalisti i policisë: Të dyshuarit u përpoqën të përplasnin policë, pastaj u morën edhe armët zyrtare

10.10.2026, 19:23

Sindikata e pavarur e policisë dënoi përpjekjet për manipulim politik dhe vendosjen e një etikete etnike në aksionin policor kundër tregtisë së paligjshme të drogës në autostradën Shkup – Tetovë.

Sindikata pretendon se gjatë aksionit personat e dyshuar fillimisht u përpoqën të përplasnin punonjës policie, pas së cilës morën armën zyrtare të njërit prej policëve.

Sipas informacioneve që disponon Sindikata, të dyshuarit më pas u larguan në arrati, duke shkaktuar disa aksidente trafiku në autostradën Shkup – Tetovë. Në aksidente u lënduan, dhe gjatë kontrollit shtesë u gjet drogë.

"Fakti nga cili kombësi janë kolegët që veprojnë dhe rrezikojnë jetën e tyre për të parandaluar këtë lloj krimi serioz, i cili nuk njeh kufij etnikë, është absolutisht i parëndësishëm", thuhet në reagimin e Sindikatës së pavarur të policisë.

Sindikata i bën thirrje institucioneve kompetente që të kontrollojnë me kujdes të gjithë ngjarjen dhe veprimet e punonjësve të policisë, ndërsa partitë politike të heqin dorë nga, siç thonë, "marrja në mbrojtje të krimit".

Lajme të ngjashme