E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

14 shoferë janë privuar nga liria për "drejtim të pakujdesshëm të automjetit", dhe me një është kryer bisedë zyrtare, 12 kanë drejtuar pa patentë

12.10.2026, 18:48

Gjatë 24 orëve të fundit, në vende të ndryshme në shtet, punonjës policie privuan nga liria 14 shoferë dhe me një kryen bisedë zyrtare për shkak të kryerjes së veprës penale "drejtim i pakujdesshëm i automjetit" sipas nenit 297-a të Kodit Penal, njoftoi MPB.

"Nga ta, 12 kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi dhe janë: O.Ü.(30), A.S.(29), S.R.(36), R.S.(35), G.B.(45), E.Ş. 21 vjeçe dhe një 17-vjeçar, të dy nga fshati Studeniçani, Shkup, S.H.(28) nga fshati Lavce, Tetovë, J.L.(44) nga Struga, I.D.(49) nga fshati Kleçovc, Kumanovë dhe një 14-vjeçar nga fshati Debreshte, komuna Dolneni, të cilët janë privuar nga liria. Ndërsa, punonjës policie kanë kryer bisedë zyrtare me një 16-vjeçar nga Tetova, në prani të prindit, për shkak se ka drejtuar automjet pa patentë shoferi.

Me masë aktive ndalim për drejtimin e automjetit kanë drejtuar A.P.(23) nga Shkupi dhe S.M.(28) nga Dellçeva. Ndërsa, nën ndikimin e alkoolit ka drejtuar B.M.(32) nga fshati Mrševci, Shkup. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të paraqiten kallëzime penale përkatëse", njoftoi MPB.

Ministria apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut, të mos drejtojnë automjet pa patentë shoferi ose nëse kanë masë ndalim për drejtimin ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit.

Lajme të ngjashme