E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Operacion masiv në Turqi: Arrestohen 195 persona dhe sekuestrohet një sasi e madhe armësh

11.10.2026, 16:36

Në total 195 persona të dyshuar janë arrestuar në operacione të forcave të sigurisë turke kundër krimit të organizuar, njoftoi televizioni shtetëror turk TRT Haber, duke u thirrur në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Operacionet u kryen nga ekipet e departamenteve për luftën kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar (KOM) pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë, nën koordinimin e prokurorive publike në Adana, Ankara, Balıkesir, Elazığ, Gaziantep, Stamboll, Kocaeli, Konya, Malatya, Muğla, Nevşehir, Rize, Şanlıurfa dhe Van.

Kundër të gjithë 195 personave të arrestuar janë nisur procedura gjyqësore. Ata dyshohen se janë anëtarë të grupeve të armatosura kriminale të paligjshme, si dhe se përmes kërcënimeve dhe detyrimeve kanë përfituar në mënyrë të paligjshme materiale dhe kanë siguruar mbështetje logjistike për grupet kriminale të organizuara që merren me tregtinë e armëve dhe municionit.

Gjatë aksionit u sekuestruan 41 pistoleta, 16 pushkë, pesë pistoleta për të qëlluar municion manovre, dy armë me tub të gjatë, si dhe një sasi e madhe municioni, karikatorë dhe pjesë armësh.

Lajme të ngjashme