(Foto/Video) Manaskov: Skandal që Janevska dhe VMRO e fshehin, fëmijë dërgohen në kazino në Monte Karlo që drejtoresha të luajë bixhoz

Sot publikojmë një skandal të madh në arsim, i cili duket se për një kohë është përpjekur të fshihet dhe të mbulohet nga pushteti. Fëmijë nga shkolla dërgohen në kazino në Monte Karlo! Që drejtoresha dhe zëvendësdrejtori të luajnë bixhoz, tha në konferencë për shtyp Jovançe Manaskov, kryetar i komisionit për arsim dhe shkencë të LSDM-së.
„Një nga videot që do ta publikojmë është me fytyra të mjegulluara, për shkak se ka fëmijë të mitur. Por informatorë na e kanë dorëzuar dhe e kemi edhe origjinalen.
Turp! Kazino, arsimi i Janevskës dhe VMRO-së.
Çfarë tregojnë informacionet, fotografitë dhe videot? Gjatë një ekskursioni shkollor në Monte Karlo, drejtoresha e Qendrës Rajonale për Arsimin Profesional dhe Trajnim "Gjorgji Naumov" nga Bitola, Žaneta Servini, dhe zëvendësdrejtori Ljupço Zdravkovski, në vend që të jenë me nxënësit – luajnë në makinat e fatit në kazino.

Në të njëjtën kohë, nxënësit e mitur, për të cilët ata ishin përgjegjës, i prisnin në holl.
Në vend që të kujdesen për sigurinë dhe edukimin e nxënësve dhe të jenë shembull për të rinjtë, drejtuesit e shkollës luajnë bixhoz në kazino. Dhe fëmijët i çojnë në kazino.
Çfarë edukate u kanë dhënë njerëzit kryesorë të shkollës – si funksionojnë makinat e fatit“, thotë ai.
Kjo, siç vlerëson, është një rast i pamoralshëm dhe kërkoi përgjegjësi nga i pari deri te i fundit.
Ai i bëri thirrje Janevskës të kryejë menjëherë mbikëqyrje dhe të nisë procedurë për përgjegjësi dhe shkarkim të të gjithë të përfshirëve.
Përgjegjësia në arsim, thotë Manaskov, nuk është privilegj, por detyrë.




