Takim i drejtorit të BJB-së, Janev me drejtorin e përgjithshëm për sigurinë publike të Austrisë: theks i vendosur në përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet shërbimeve policore

Drejtori i përgjithshëm për sigurinë publike të Republikës së Austrisë, Franz Ruf, ndodhet në një vizitë pune në Maqedoni, në kuadër të së cilës sot zhvilloi një takim me drejtorin e Zyrës për Siguri Publike, Aleksandar Janev.
Gjatë takimit u shqyrtuan gjendjet aktuale të sigurisë në të dy vendet, sfidat e përbashkëta të sigurisë, si dhe gjendjet dhe tendencat aktuale në fushën e migracionit dhe rrjedhave migratore, njoftoi MPB-ja.

"U vu theksi i veçantë në përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet shërbimeve policore, përmes shkëmbimit të përvojave, njohurive dhe praktikave të mira, si dhe përmes realizimit të trajnimeve të përbashkëta, me qëllim forcimin e kapaciteteve profesionale dhe efikasitetit në përballjen me sfidat bashkëkohore të sigurisë.

Takimi përbën një mundësi për thellimin e partneritetit dhe vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet dy institucioneve, në drejtim të përmirësimit të sigurisë dhe forcimit të përgjigjes së përbashkët ndaj sfidave aktuale", njoftoi MPB-ja.



