E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Shasivari – Gjurlek: Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë në fushën e drejtësisë

08.10.2026, 19:00

Në margjinat e Samitit Ndërkombëtar për Drejtësi në Stamboll, ministri i drejtësisë Jeton Shasivari zhvilloi një takim bilateral me homologun e tij turk, ministrin e drejtësisë së Republikës së Turqisë, Akin Gjurlek, i cili është nikoqir i samitit.

Takimi përbënte një mundësi për shkëmbim mendimesh mbi sfidat aktuale në drejtësi, proceset reformuese dhe perspektivat për përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve.

"Vëmendje e veçantë iu kushtua rëndësisë së dialogut institucional, shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të mira, si dhe rolit të bashkëpunimit ndërkombëtar në forcimin e sundimit të ligjit dhe efikasitetit të sistemeve gjyqësore", njoftuan nga Ministria.

Ministri Shasivari theksoi rëndësinë e marrëdhënieve partnere me Republikën e Turqisë dhe gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin në fushat me interes të përbashkët.

Takimi u mbajt në kuadër të pjesëmarrjes së ministrit Shasivari në Samitin Ndërkombëtar për Drejtësi, i cili bashkon ministra drejtësie dhe përfaqësues të lartë nga shumë vende, me qëllim shkëmbimin e përvojave dhe përmirësimin e bashkëpunimit ndërkombëtar gjyqësor.

Lajme të ngjashme