E enjte, 15 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Mickoski: Lajm i madh dhe i rëndësishëm për ekonominë maqedonase – investim i ri i kompanisë gjermane „Kromberg dhe Shubert“

15.10.2026, 10:11

Kryeministri Hristijan Mickoski, përmes rrjeteve sociale njoftoi „për një lajm tjetër të madh dhe të rëndësishëm për ekonominë maqedonase – investim i ri i kompanisë gjermane ‘Kromberg dhe Shubert’, 2.000 vende të reja pune dhe prodhim i pjesëve për gjigantin gjerman të automobilave ‘Audi’“.

Facebook · klikoni për të ngarkuar postimin

„Ky është një lajm i rëndësishëm për ekonominë tonë, por edhe më i rëndësishëm për qytetarët, sepse pas çdo vendi të ri pune qëndron një mundësi e re, siguri më e madhe për familjet, shpresë e re dhe jetë më e mirë.

Kjo është programi ynë, këto janë qëllimet tona dhe kështu po ndërtojmë të ardhmen. Me punë, investime dhe rezultate konkrete. Ndërsa ne hapim vende të reja pune dhe krijojmë mundësi, programi i opozitës, në vend të projekteve dhe zgjidhjeve, është i mbushur me shkatërrim, gënjeshtra dhe obstruksione politike.

Dallimi ekziston dhe çdo ditë bëhet gjithnjë e më i dukshëm. Ne vazhdojmë të luftojmë për çdo vend pune, për jetë më të mirë dhe për të ardhmen tonë të përbashkët!

Lajme të ngjashme