E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

"Qeveria e Mickoskit pranon dështim fiskal – gaboi në parashikime, shkurton investimet dhe e ngarkon shtetin me borxhe", thonë nga Levica

12.10.2026, 09:28

"Qeveria për herë të dytë këtë vit rishikon Buxhetin, duke ulur të ardhurat dhe shpenzimet për rreth 5.3 miliardë denarë, ose mbi 86 milionë euro. Edhe pse të ardhurat e ulura nga TVSH-ja dhe akcizat për karburantet përmenden si arsye kryesore, realizimi i dobët i disa pozicioneve buxhetore tregon për një problem më të gjerë me planifikimin dhe zbatimin e financave publike. Ndryshimi i përsëritur i parashikimeve është tregues për planifikim joreal dhe mungesë të politikës fiskale të parashikueshme", thonë nga partia Levica.

"Goditja më e madhe i bie investimeve kapitale, të cilat ulen për mbi 94 milionë euro. Me realizim prej vetëm 54% deri më 8 nëntor, Qeveria në vend që të përshpejtojë projektet dhe të eliminojë arsyet e realizimit të dobët, përsëri i ul qëllimet e veta. Investimet e shtyra nënkuptojnë zhvillim të shtyrë, kërkesë më të ulët për kompanitë vendore dhe mundësi të humbura për krijimin e vlerës ekonomike.

Njëkohësisht, deficiti buxhetor arrin në 4.1% të PBB-së, ose 46.3 miliardë denarë, ndërsa parashikimi për rritjen ekonomike u ul nga 3.8% në 3.5%. Ulja e të ardhurave dhe shpenzimeve buxhetore nuk zgjidh problemin fiskal: shteti vazhdon të shpenzojë më shumë sesa mbledh, dhe diferenca mbulohet përmes huamarrjes.

Rishikimi i vazhdueshëm i Buxhetit nuk është menaxhim i përgjegjshëm i financave publike, por pranim i dështimit për të realizuar qëllimet fillimisht të planifikuara. Pasojat i paguajnë qytetarët përmes projekteve infrastrukturore të shtyra dhe mundësive të humbura për përmirësimin e shërbimeve publike. Paratë publike duhet të shndërrohen në standard më të mirë jetese, produktivitet dhe zhvillim, e jo në parashikime të parealizuara që Qeveria i ul më tej për të fshehur diferencën midis planifikuarës dhe arriturës", njoftoi partia Levica.

Lajme të ngjashme