E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

„Deponia në Aracinovë digjet, institucionet ikin nga përgjegjësia, ndërsa qytetarët thithin helm!“, thonë nga Levica

12.10.2026, 12:11

„Deponia në Aracinovë përsëri digjet, tymi përhapet drejt Shkupit, dhe institucionet përgjegjëse përsëri tregojnë se janë të paafta të sigurojnë kushtet bazë për jetesë. Për muaj me radhë përsëritet i njëjti skenar: mbeturinat digjen, qytetarët mbyten, dhe institucionet heshtin ose fshihen pas justifikimeve për mungesë kompetence. Kjo është një dështim kronik institucional për të cilin askush nuk mban përgjegjësi“, thonë nga partia Levica.

„Ndërsa qytetarët raportojnë tym, djegie në fyt dhe hundë dhe lotim të syve, nga Qendra për Menaxhim të Krizave i drejtojnë që të kontaktojnë mediat. Komuna i dërgon te ndërmarrja komunale, e cila pretendon se ka raportuar rastin. Kështu, çdo institucion ia kalon përgjegjësinë një tjetri, dhe asnjë nuk e zgjidh problemin. Ata bien dakord se kujt i takon kompetenca, ndërsa ne ndërkohë thithim helm.

Levica kërkon fikjen urgjente të zjarrit dhe ndërhyrjen e të gjitha shërbimeve përgjegjëse, përcaktimin e përgjegjësisë penale për neglizhencën institucionale, si dhe monitorim transparent dhe të vazhdueshëm të cilësisë së ajrit. Nevojitet sanim urgjent dhe zgjidhje e përhershme e problemit me deponinë, duke përfshirë edhe ndëshkimin e përgjegjësve për hedhjen e paligjshme ose të pakontrolluar të mbeturinave.

Rasti me deponinë në Aracinovë është vetëm një shembull tjetër i problemit sistemik me depot e egra dhe menaxhimin jo të përgjegjshëm të mbeturinave në Maqedoni. Në vend të një sistemi të organizuar për mbledhjen, selektimin dhe trajtimin e sigurt të mbeturinave, qytetarët përballen me deponi të pakontrolluara, zjarre dhe ndotje të ajrit, tokës dhe ujërave. Depot e egra janë kërcënim i drejtpërdrejtë për mjedisin dhe shëndetin publik, i cili thellohet sa herë që institucionet reagojnë vetëm pasi të ndodhë dëmi“, thuhet në njoftimin e partisë Levica.

Lajme të ngjashme